Forcat RENEA vijojnë kontrollet për të arrestuar autorin e vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenaliaj. Momentalisht, kërkimet e FNSh-së e RENEA-s janë përqëndruar në fshatrat afër vendit ku Azgan Mërnica, ka braktisur makinën pasi kreu dhe vrasjen.
Sipas informacioneve, kontrollet janë përqëndruar në fshatrat Hoxharë e Vjetër, Apolloni, Radostinë, Sulaj, në një rreze prej 5 km në vijë ajrore nga vendi ku autori ka braktisur makinën, pas vrasjes së efektivit mesditën e 13 majit 2024.
Burimet nga policia bëjnë me die se 23-vjeçari ka pasur me vete 2 telefona, njërin që e ka lënë atë në makinë dhe njërin që e ka hedhur në një tokë bujqësore.
Të dy telefonat janë gjetur nga policia.