Rikthehet pas 2 vitesh renditja nga prestigjozja Forbes e klubeve më të vlefshme në botë e bazuar në imazhin e klubit, trofetë, kontratat e sponsorizimit, rrjetet sociale dhe shumë detaje të tjera të cilat janë analizuar dhe kanë ardhur në përfundimin se Barcelona vlen më shumë se çdo klub futbolli.
Katalanasit janë vlerësuar 4.76 miliardë dollarë teksa kanë zbritur nga froni rivalët e Real Madrid të cilët vlejnë 4.75 miliardë dollarë ndërsa në vend të tretë ngjitet Bayern Munchen (4.215 mld) të cilët kanë spostuar nga podiumi Man. United me “djajtë e kuq” që vlejnë 4.2 miliardë.
Liverpooli ka bërë një ngjitje të madhe duke u pozicionuar në vendin e katërt teksa vetëm PSG dhe Man. City kanë rezultuar me humbje nga të gjithë klubet e mëdha në renditje.
Për të kaluar në Serinë A, Juventusi nuk ka rivalë dhe është klubi Italian më me vlerë, plot 1.95 miliardë dollarë ndërsa ndjekin Interi, Milani dhe Roma.
Më poshtë renditja e plotë e klubeve më të vlefshme të futbollit në botë:
Barcellona – 4,76 miliardë dollarë
Real Madrid – 4,75 miliardë
Bayern Munchen – 4,215 miliardë
Manchester United – 4,2 miliardë
Liverpool – 4,1 miliardë
Manchester City – 4 miliardë
Chelsea – 3,2 miliardë
Paris Saint-Germain – 2,5 miliardë
Tottenham – 2,3 miliardë
Juventus – 1,95 miliardë
Borussia Dortmund – 1,9 miliardë
Atletico Madrid – 1 miliardë
Inter – 743 milionë
Everton – 658 milionë
Milan – 559 milionë
Roma – 548 milionë
West Ham – 508 milionë
Leicester – 455 milionë
Ajax – 413 milionë