Vrasja e Musaem Zenelit në masakrën e Velipojës e cila ndodhi për shkak të disa shezlongëve, ka prekur thellë opinionin publik.
Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës, ka marrë një nismë sensibilizuese për familjen e Musaenit i cili ka vetëm një vëlla dhe nënën pasi babai ka ndërruar jetë vite më parë.
Bashkë me kamarierët e Shkodrës, ata kanë mbledhur 2.5 milionë lekë bashkishe dhe do ia japin nënës së tij.
“Idea ishte për të kontribuar me familjen time dhe aty jam prek. Kam që 16-17 vjeç deri më sot që punoj. Sot kam një lokal timin. Jam interesuar për familjen dhe do të shkoj t’ja çoj direkt në dorë të nënës së vetë.
Fjala kamarier është përbuzje në Shqipëri sidomos, unë mbaj familjen time më këtë gjë. Më thonë ca punon kamarier, mbahen fëmijët me bakshish. Puna është nder.
Me kismet të madhit zot rreth orën 12 do shkoj t’ja dorëzoj nënës së tij. Kanë ardhur njerëz më kanë dhënë lekë me zarf, me lekë në dorë, unë nuk kam hap llogari, po më kanë pritur shumë mire”,- tha ai. /albeu.com/