Reklama shqiptare i ndërpret fjalën trajnerit të Anglisë gjatë konferencës, ky është reagimi i tij (VIDEO)

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë konferencës online të trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, para sfidës ndaj Shqipërisë, që do të zhvillohet ditën e diel në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Teksa trajneri i “3 luanëve” ishte duke kthyer përgjigje për pyetjet e gazetarëve, një reklamë shqiptare është vendosur në sfond duke u dëgjuar në sallë, dhe duke i ndërprerë fjalën Southgejtit: “E gjeni në faqen tonë të internetit, ne ju presim”.

E këtë moment trajneri i Anglisë e ka kaluar me buzëqeshje.

 


Shtuar 27.03.2021 17:59