Reja për duelin me Hungarinë: Çdo ndeshje është deçizive, ka shanse ende për vendin e dytë

Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”, aty ku rikthehen edhe tifozët ndërsa foli për paraqitjen me Poloninë duke kërkuar reagim ndaj Hungarisë.

Mister, me çfarë sistemi dhe çfarë skuadre do të luajmë ndaj Hungarisë?

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar pas atij rezultati të padrejtë me Poloninë. Pres një ndeshje të mirë, kemi pësuar golat e parë që na kompromentuan ndeshjen me Poloninë. 

Nëse bëjmë një ndeshje të mirë për të fituar, duke parë ekipin e Hungarisë edhe mposhten. Kemi ende shanse dhe mund të bëjmë një ndeshje të madhe. Jemi ende në këmbë dhe kemi ende shanse për të arritur objektivat tanë. Çdo ndeshje në këtë pike është vendimtare.”


Shtuar 4.09.2021 14:21