Rei Manaj plas “bombën” pas ndeshjes së parë në kampionat: Nuk e di nëse do të qëndroj

Rei Manaj, mendohej se do të vazhdonte karrierën edhe në këtë sezon në radhët e Sivasporit në Turqi, por për çudinë e të gjithëve, në mbyllje të ndeshjes së javës së parë të kampionatit turk ndaj Trabzonspor, sulmuesi shqiptar ka rihapur çdo diskutim.

Pas barazimit 0-0 ai është shfaqur para kamerave dhe pasi ka komentuar ndeshjen, ka deklaruar se çdo diskutim për të ardhmen e tij ishte ende i hapur dhe ai mund të largohej.

“Ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë, kishim 7-8 raste shënimi. Trabzonspori është një ekip i madh. Ata luajnë gjithmonë për kreun e kampionatit. Ne e respektuam shumë kundërshtarin dhe e mbyllëm me një barazim 0-0. Ishte një rezultat i drejtë dhe tani të shohim për ndeshjen e radhës.

E ardhmja? Jam takuar me klubin për procesin e transferimeve. Gjërat janë ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të qëndroj apo nëse do të largohem. Mua më pëlqen shumë Sivas, më kanë trajtuar gjithmonë mirë këtu. Nëse është e mundur për mua të vazhdoj, padyshim që do ta bëj këtë”, tha Manaj pas përfundimit të ndeshjes, duke hapur edhe një herë diskutimet për të ardhmen.


Shtuar 12.08.2024 09:31