Regjistrohen 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Regjistrohen 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 400 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170. Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 59.

Në 24 orët e fundit, ministria njofton se janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.829.262 doza të vaksinës. Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./albeu.com