Presidenti i Serbisw Aleksandwr Vuçiç nderoi në Beograd me medalje dy drejtuesit serbë të policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç dhe Aleksandar Filipoviç që refuzuan të zbatonin vendimin për konvertimin e targave.
Gjatë ceremonisë së nderimit, Vuçiç deklaroi se dy ish-drejtuesit do të jenë pjesë e institucioneve të Serbisë, duke dhënë mbështetje kështu për veprimin e serbëve për bojkotimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: E ardhmja e Gjuriçit dhe Filipoviçit është e shkëlqyer, ata do të punojnë në organet shtetërore të Serbisë. Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata.
Vuçiç akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po planifikojnë akte për të poshtëruar serbët dhe se janë kundër krijimit të Asociacioneve në Kosovë.
Sakaq presidenti serb bëri të ditur se do të udhëtojë drejt Francës për t’u takuar me presidentin francez Emanuel Makron, eurokomisionerin Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së në Ballkan, Miroslav Lajçak.
Vuçiç në konferencë për mediat se është radha e Brukselit të mbajë premtimet, pasi sipas tij, Serbia i ka mbajtur ato. Plani franko-gjerman është në krye të axhendës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa BE po bën përpjekje të bindin palët, si Kurti dhe Vuçic akuzojnë njëri-tjetrin për refuzim të këtij projekti të ri ndërmjetësimi.