Refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes, Beqaj “ngujohet” në SPAK, 700 fashikuj për t’u lexuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka refuzuar të paguajë tarifën prej 90 milionë lekë për t’u njohur me aktet e dosjes për të cilën po hetohet.

Beqaj ka vendosur të qëndrojë në SPAK, derisa të përfundojë leximin e 700 fashikujve.

Avokati i Beqajt tha për mediat, se është qesharake t’i kërkohet një shumë e tillë për të lexuar aktet e dosjes.

Gjithashtu, ai tha se do qëndrojnë në SPAK derisa të përfundojnë aktet.

“10 milion vetëm për t’u informuar se ku qëndron akuza. Ne dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë refuzuan që të paguajnë këtë faturë. Na u dha 24 orë kohë për të shqyrtuar 700 fashikuj të dosjes. Deri tani jemi në fashikullin numër dy.

Pasi lexuam vendimin për komunikimin e akuzës kërkuam kopjen e akteve sic na e njeh të drejtën ligji. 10 mln lekë vetëm për materiale në PDF. Është qesharake t’i kërkosh një pensionisti si Petro Mersini të paguajë aq para. Rapaj dhe Rjepaj janë në burg dhe atje as nuk lejohet laptopi”, tha avokati.


Shtuar 28.03.2024 11:58