Referendumi për shkarkimin e Bashës, rekord votuesish në Kukës: Kam 8 vite që e pres këtë moment!

Në të gjithë Shqipërinë sot mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Kjo nismë ka nisur dhe është lajmëruar në Kuvendin e 11 dhjetorit ku Sali Berisha mblodhi 4934 delegatëve më të cilët në parim shkarkoi nënkryetarët e PD dhe kryetarin Basha.

Edhe në qytetin e Kukësit ka nisur normalisht procesi I votimit për shkakrimin e Bashës dhe raportohet se ka një numër rekord votuesisht që në orët e para të mëngjesit.

Në lidhje me referendumin ka folur edhe ish-kreu i PD, Ibsen Elezi. Ai tha se ka tetë vite që e priste këtë moment.

“Ngërçi i madh i PD është lidershipi i djershëm i PD që ka mbajtur peng partinë, procedurat, aksionin e saj dhe ka mbajtur peng të gjithë opozitën,” tha Elezi. /albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 11:14