Votimi në referendumin e Berishës, si paraqitet situata në Devoll (VIDEO)

Vijon votimi në referendumin për shkarkimin e Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në qytetin e Devollit, nga 2500 anëtarë, sot bëhet me dije se do të votojnë 998 anëtarë.

Kjo sipas funksionarit të PD-së, Arben Miza, pasi listat janë të cunguara nga Lulzim Basha për interesin e tij personal në votimet e mëparshme dhe të sotme.

“Nga 2500 anëtarë sot votojnë vetëm 998 anëtarë sipas Kryetarit të PD-së shkarkuar nga Bash, listat janë të cunguara dhe të përgjysmuara që nga rizgjedhja e Bashës si kryetar partie megjithatë anëtarësia që ka emrin në lista i është drejtuar tashmë qendrave të votimit. Në dy orë që është hapur qendra kanë votuar mbi 150 anëtarë. Miza deklaron se sot në Kuvendin e Bashës krahas atyre pak demokratëve që e ndjekin janë dërguar edhe anëtarë të Partisë Socialiste ndërkohë që demokratët e vërtetë sipas tij nisen nga Tirana që herët në mëngjes për të votuar në Devoll pasi ka vendbanim të përkohshën  në Devoll. Votimi po bëht në Qendren Kulturore të Fëmijëve pasi sipas Mizës Basha asnjëherë nuk ka dashur që anëtarësi të shprehë vullnetin e saj”, është shprehur Miza./albeu.com/