Edhe pse qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ishte i shkurtër, Redon Berani tregoi një interes të dukshëm për Eglin. Megjithatë, pas largimit të tij, duket se Egli ka zhvendosur vëmendjen e saj tek një tjetër konkurrent, Gjesti, duke lënë pas ndjenjat e Redonit.
Pas afrimit të dukshëm mes Eglit dhe Gjestit, Redoni ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim të fundit, ai ka ndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku dëgjohet duke thënë:
“Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.”
Postimi ishte shoqëruar me mbishkrimin simbolik: “Gjendja emocionale.”
Megjithëse dukej i prekur, Redoni ka mbajtur një qëndrim pozitiv për marrëdhënien e dy konkurrentëve. Në një postim tjetër, ai ka shpërndarë një foto të Eglit dhe Gjestit së bashku, duke shkruar:
“Sidoqoftë, ata mbeten dy lojtarët e mi favorit.”