Reali nuk fal, titulli vendoset në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Real Madrid ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Bilbaos duke mbajtur gjallë shpresat për titull. Ishte goli i Nachos në pjesën e dytë që i siguroi fitoren Realit, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, Los Blancos qëndrojnë 2 pikë pas Atl Madrid dhe tituli do të vendoset në ndeshjen e fundit kur skuadra e Zidanel pret në shtëpi Villarreali.

Megjithate titulli nuk është në dorë për Realin pasi nëse Atl Madrid fiton ndaj Valladolid në transfertë titulli shkon për Los Colchonerso. /albeu.com/


Shtuar 16.05.2021 20:32