Real Madrid ka gati 90 milionë euro për yllin e Anglisë

“Los Blancos” duket se dëshiron të bllokojë një lojtar të klasit të lartë, dhe është përsëri një mesfushor i cili ka edhe tipare sulmuese.

Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Jude Bellingham i cili luan për Dortmund në Gjermani.  Talenti 18-vjeçar, pasi kreu një aventurë në Angli  tek akademia e Birminghan City, u transferua te Dortmund dhe tashmë është një nga mesfushorët më premtues.

Paraqitjet e tij me Dortmund dhe kombëtaren e Anglisë janë të jashtëzakonshme, ku në të dyja rastet është një titullar i padiskutueshëm. Bellingham pritet të largohet nga Bundesliga sezonin e ardhshëm, ku para pak ditësh thuhej se Liverpool ishte i vetmi ekip që ishte i interesuar për të fituar shërbimet e tij.

Por tashmë, sipas Francisco Delgado, Bellingham është objektivi kryesor i Real Amdrid për sezonin e ardhshëm, pra në vitin 2023. Thuhet se spanjollët janë të gatshëm të shpenzojnë 90 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit të talentuar anglez.

Real Madrid i ka të gjitha mundësitë ta transferojë në këtë merkato verore, por ligji i La Liga nuk e lejon pasi spanjollët e kanë plotësuar listën e lojtarëve të cilët janë jashtë Bashkimit Evropian dhe kështu mundësia do të ishte e realizueshme vitin tjetër. / h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 09:44