Ardhja e Bellingham ndryshon edhe rrjeshtimin, ja si do të dukej mesfusha e Realit

Real Madrid është duke u treguar serioz për nënshkrimin e Jude Bellingham nga Dortmund.

Sipas raportimeve nga “Fichajes”, Real Madrid ka fituar konkurrencën me Liverpool për nënshkrimin e mesfushorit anglez të Dortmund, të cilët e konsiderojnë si blerjen e parë në merkaton e verës.

Talenti 19-vjeçar, autori i 9 golave dhe 2 asistimeve në 19 paraqitje sezonale me klubin gjerman, është piketuar nga drejtuesit e Realit si pjesë e mesfushës së tyre.

Ancelotti thuhet se do të rigjenerojë mesfushën, ku pritet që sezonin e ardhshëm, nëse Bellingham vjen, reparti do të përfaqësohet me Camavinga-Tchouameni-Bellingham./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.10.2022 11:17