Real Madrid do të marrë Richarlison, tifozët madrilen janë të sigurt

Ata nuk kanë më nevojë për Mbappe, apo Haaland. Tifozët e Real Madridit kanë një idhull të ri.

Shumë tifozë të klubit mbretëror kanë shprehur dëshirën që sulmuesi brazilian Richarlison të jetë nënshkrimi i radhës i Perez.

Sulmuesi i Tottenham ka shënuar tashmë 3 gola në Katar dhe ka dhënë edhe një asistim, duke pasur një vlerësim mesatar më të lartë se Neymar. Mesatarja e tij WhoScored prej 7.62 e vendos atë të dytin në ekip. Vetëm Alex Sandro (7.70) është më i lartë.

? Jose: Ancelotti donte Richarlison në Real Madrid.

? SwossSamsie: Real Madrid do të marrë Richarlison.

? JGPalace: Richarlison do të përfundojë te Real Madrid ose Barcelona. Edhe pse ai është i përshtatshëm për Atleticon, nuk dua ta shoh atje. Ai është sulmuesi perfekt për një ekip plot me lojtarë kreativë”.

? SomeEvertonFan: Richarlison nuk duhet të kishte shkuar kurrë te Tottenham. Pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës, ai do të kushtojë lojtar 100 milionë paund dhe do të transferohet te Real Madrid.

? JeremyBotter: ‘A është dikush i gatshëm të vë bast që Richarlison të bëhet lojtar i Real Madridit nga fillimi i sezonit 2023/24?

Kontrata aktuale e Richarlison me Tottenham skadon vetëm në vitin 2027. Ai iu bashkua skuadrës verën e kaluar. /G.D albeu.com/


Shtuar 6.12.2022 15:17