Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të takohen për Erling Haaland

Real Madrid ka vendosur të nënshkruajë me Erling Haaland. Me ardhjen e Kylian MbappE tashmë në rrugën e duhur, Los Blancos përshpejtojnë me synimin për të bërë të njëjtën gjë me norvegjezin.

Planet shkojnë përmes mbajtjes së një takimi me ekipin gjerman për të vendosur bazat e një negocimi.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, protagonist i një paraqitje spektakolare në Signal Iduna Park me (80 gola dhe 21 asistime në 80 ndeshje), kërkohet gjithashtu nga Barcelona dhe Man City.

Real Madrid përparon

Me një Barcelona që ka rënë në pozitat në garën për nënshkrimin e tij për shkak të situatës delikate ekonomike, Real Madrid dhe Manchester City po dalin si favoritët e mëdhenj dhe Florentino Perez nuk dëshiron të humbasë kohë.

Sipas fichajes.com nuk ka ende një datë të caktuar për këtë takim mes palëve, megjithëse marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy skuadrave pas operacioneve të ndryshme që janë zhvilluar sezonet e fundit mund të lehtësojnë negociatat. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 13:48