Në kuadër të fushatës partitë dhe kandidatët kanë folur edhe për sportin në Tetovë duke premtuar kushte më të mira për Shkëndijën dhe tifogrupin Ballistët. Kjo ka bërë që të reagojnë tifozët tetovar.
Portali Tetova1 ua sjell reagimin e plotë të Ballistëve: “Ne si tifogrupi ‘Ballistët’ bëjmë me dije edhe njëherë se jemi te pavarur nga partitë politike dhe jemi kundër keqpërdorimit të emrit tonë BALLIST, kështu që nuk preferojmë të jemi temë e diskutimit gjatë fushatave!
Për ne ekziston vetëm një parti dhe ajo është Shkëndija” thuhet në reagim.