Rama “mbyll sytë” para krimit: Vrasjet janë ulur me 51.4 %

Kryeministri Edi Rama këtë të martë i është drejtuar ndjekësve të tij me një pyetje në rrjetet sociale,  lidhur me numrin e vrasjeve gjatë viteve të fundit.

Pas pyetjes, Rama ka dhënë dhe përgjigjen:

“Përgjigjja është 51.4 %. Në 7 vjet numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 107 që ishin në 2013, në vetëm 52 gjatë vitit 2010”, tha Rama.

Sipas Ramës, lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e parametrave të sigurisë publike mbeten.

Në këtë drejtim, mund të ketë ndikuar pozitivisht dhe pandemia pasi lëvizjet janë më të kontrolluara, por në anën tjetër policia njofton pothuajse çdo ditë tentativa, por nuk mbeten pas as rastet e vrasjeve. Rasti i fundit është ai i para dy ditëve, vrasja e Bardhok Pllanajt të përfshirë në botën e kriminalistikës.


Shtuar 6.04.2021 09:41