Maska nuk do të ishte kaq e mërzitshme nëse të gjithë do e vishinin si Irina Shayk (FOTO LAJM)

Super modelja Irina Shayk është përherë në fokus të medias dhe fansave për fotot dhe aftësitë për të provokuar mes shkrepjeve. Sot ka përdorur veshjen nga sfilata e Mugler, një stilist i ri që po bën namin me idetë e tij, për të ndezur rrjetin me komente.

Irina nxjerr në pah fizikun e saj perfekt me një veshje që nuk i lë shumë vend imagjinatës, por nuk harron të vendosë maskën (a thua se aty i duhet të mbulohet). Pikërisht me këtë detaj janë kapur edhe fansat e saj, të cilët e kanë komentuar shumë.

Modelja edhe njëherë tjetër na tregoi se mjafton pak mund për t’i bërë të gjithë të flasin për të.


Shtuar 6.04.2021 09:04