Milot Rashica e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Galatasaray. Skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në Turqi, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 6 asiste në 26 takime të zhvilluara në kampionat.
27-vjeçari nga Vushtrria do të luajë sërish në kryeqytetin turk, por jo te Galatasaray. Që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga anglezët e Norwich. Klub ku Rashica u transferua për 11 mln euro nga Werder Bremen (2021).