Eksportet e grurit të Ukrainës këtë tetor janë vetëm 2.4% më të ulëta se në vitin 2021, pavarësisht nga pushtimi rus dhe mbyllja e disa porteve detare, zbulojnë të dhënat e reja të cituara nga Reuters.
Deri më tani në tetor, Ukraina ka eksportuar 2.12 milion ton grurë, kundrejt 2.17 milion ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citohet të ketë thënë Ministria e Bujqësisë.
Çmimet globale të ushqimeve u rritën dhe kishte frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme pasi pushtimi i Rusisë mbylli portet e Detit të Zi të Ukrainës.
Tre porte u zhbllokuan përfundimisht në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia./albeu.com