Një raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka zbuluar shumë problematika mbi parkimet në Tiranë dhe Korçë.
Sipas asaj që thuhet në raport, në këto dy qytete, sidomos në Tiranë, është mjaft e vështirë të gjenden vende të lira për parkim.
KLSH ka përgatiur një raport auditimi sa i përket “menaxhimit të qëndrueshëm”, konkretisht për bashkinë Tiranë dhe Korçë.
Siç dihet, situata më e vëshirë me menaxhimin e parkimeve, është në Tiranë ku është shumë vështirë të gjenden vende të lira për të parkuar dhe kjo bën që kostot e menaxhimit të jenë tepër të larta duke shkaktuar jo vetëm kosto ekonomike, por edhe shtimin e trafikut në hyrje dhe në brendësi të qytetit.
Në raport KLSH, argumenton se duhet të ketë një menaxhim të qëndrueshëm të parkimit në qytet për të bërë që kosot të mos jenë të larta për qytetarët dhe si rrjedhojë mos të kemi një trafik të madh nëpër këto bashki.
Raporti nga KLSH për parkimet në Tiranë dhe Korçë:
Komisioni Evropian, në dokumentin më të fundit të publikuar mbi menaxhimin e qëndrueshëm të parkimeve në qytet liston 16 avantazhe, në vijim grupi i auditimit paraqet më kryesoret prej tyre:
Menaxhimi i parkimit kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të lëvizshmërisë urbane dhe për këtë arsye rrit dhe cilësinë e jetës në qytet’
Menaxhimi i parkimit çon në zvogëlimin e kohës së nevojshme për gjetjen e një vendi parkimi duke, reduktuar kështu trafikun në qytet;
Studimet kanë treguar se kosto e menaxhimit të parkimeve ka një nivel të lartë provueshmërie nga qytetarë. Njerëzit zakonisht ankohen përpara se parkimi të menaxhohet në mënyrë aktive, por kundërshtimi fillestar bie kur ata kuptojnë ndikimet e saj pozitive;
Menaxhimi i parkimit mbështet ekonominë lokale;
Menaxhimi i parkimit kontribuon në sigurinë rrugore;
Standardet e parkimit të zgjedhura me kujdes ndikojnë pozitivisht vlerën e pasurive të paluajtshme;
Menaxhimi i parkimeve, rrit të ardhurat e bashkive, duke ndikuar pozitivisht në rritjen e investimeve në qytete; etj.
Me gjithë avantazhet e mëdha të menaxhimit të parkimeve, studimet tërheqin vëmendjen se për të arritur këtë qëllim është shumë i rëndësishme përcaktimi i normave të sakta, çmimeve të studiuara të parkimit dhe gjobave të duhura, për të siguruar sukses në këtë drejtim. Duke marr parasysh problemet me të cilat qytetet e Tiranës dhe Korçës përballen lidhur me parkimin, si dhe avantazhet e shumta të menaxhimit të parkimeve, trajtuar më lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërmori auditimi “Efektiviteti dhe eficienca e menaxhimit të parkimeve të mjeteve motorike në rrugët e qytetit të Tiranës dhe Korçës“/albeu.com/