Anemia e theksuar e sistemit shëndetësor është një pikë kyçe edhe në raportin përmbyllës të Komisionit Europian publikuar në korrik 2022.
Ky raport vë në dukje se sistemi shëndetësor jo vetëm përballet me një nënfinancim kronik, por një pjesë e konsiderueshme e popullsisë nuk përfiton fare. Bëhet fjalë për 600 000 persona ose 21% e popullsisë që janë të pasiguruar. Aty bëjnë pjesë kryesisht punëtorët informalë dhe njerëzit që jetojnë në zonat e thella rurale.
Ky sistem që të orienton drejt pagesave shtesë, sipas OBSH, bën që 1 në 5 persona të shtyjnë apo të mos kërkojnë kujdesin shëndetësor kur kanë nevojë. Raporti bëhet më shqetësues për familjet më të varfra, që nëse nuk arrijnë të gjejnë borxh, nuk mund të marrin mjekim.
Raporti I KE vë në dukje se pagesat e larta nga xhepi kufizojnë aksesin në kujdesin shëndetësor. Si pasojë e shpenzimeve publike të kufizuara, shqiptarët mbulojnë me para nga xhepi 44.58% të shëndetit aktual. Kjo vlerë në vendet e BE-së dhe rajonit është 15.57%. Çdo shqiptar paguan mesatarisht 6 700 lekë në vit nga xhepi, shpenzime që janë tërësisht informale. Këto pagesa shkojnë kryesisht për të blerë ilaçe, ndjekur nga kujdesi spitalor, testet diagnostikuese apo shërbimi detar.
Edhe sipas raportit të “Numbeo” 2022, Shqipëria u rendit e fundit ë rajon krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën. Pikët më të ulëta kanë marrë: cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve./topchannel