“Më kanë lutur të bëj vaksinin në Shqipëri, por nuk kam pranuar…”
Kwshtu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj i cili ka shtuar se do të presë derisa të vaksinohet 2/3 e popullit dhe pastaj ai do të marrë vaksinën.
Ndërkohë u shpreh se diçka të tillë nuk e pa si zgjidhje as kur i morën testet nga Serbia.
”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë.
Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj. /albeu.com/