Rama: Zgjatja e mandatit për organet e Vettingut, jo kërkesë e PS-së, por e SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Repolitix” ka komentuar zgjatjen e mandatit për organet e vettingut. Sipas Ramës kjo është një kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo e Partisë Socialiste.

“PD bën shumë gabim, sepse zgjatja e mandatit të KPK nuk është në programin e PS si një nga pikat që PS ka një qëndrim të vetin, por për reformën në drejtësi ku ne jemi një nga aktorët, ku janë të përfshirë, BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD, janë vetëm të saj, dhe për nismat e PD mund të diskutojmë, për nismat që lidhen në një reformë dhe jemi katër dhe ata të katërt nuk janë Mediu dhe Ndoka, por SHBA dhe BE nuk mund të thuhet që kjo është kusht për këtë, se janë pa lidhje njëra tjetrën. Nuk ia kërkoj PD-së, zgjatjen e kërkon interesi kombëtar dhe interesi publik i vendit, nuk ia kërkoj unë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 22:00