Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shkojnë dhe të vaksinohen pasi varianti i ri “Delta” është shumë shqetësues.
Më tej në postim, shefi i qeverisë shkruan se, deri më tani janë kryer mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë
*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe në pikat e vaksinimit të përqëndruar.
Deri tani mbi 1 milion e 350 mijë vaksinime të kryera. /albeu.com