Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin social Facebook me rrëfimet e disa prej të moshuarve që kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinës në sheshin Skëndërbej. “Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa male. Vaksinimi nuk ndalet. Shqipëria buzëqesh”, shkruan Rama.
Të lidhura
None found
Të moshuarit shprehen se janë të lehtësuar pas marrjes së vaksinës dhe tashmë mund të takohen me fëmijët e tyre.
“Do bëj vaksinën e dytë. Të parën e mbaruan dolëm mirë. Rrofshin që po na bëjnë këtë vaksinë. Faleminderit kryeministrin dhe qeverinë që po interesohet për ne. Ndjeheim mirë. Faleminderit që na dhanë këtë mundësi. Jam e kënaqur se e bëra dhe këtë dozë dhe do jem më e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit e mi”, thonë disa prej tyre.
