Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të rënda mbi kryeministrin Rama lidhur me 120 milion eurot që Shqipëria duhet t’i paguajë atij.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë të lajmëruar më parë, kryedemokrati theksoi se kryeministri Edi Rama ka gënjyer qytetarët, për vendimin për çështjen Beccheti, pasi sipas tij, Shqipëria është e detyruar t’ja paguaj kokërr më kokërr paratë Becchetit.
Sipas Bashës, lufta e Ramës ndaj Becchetit ishte tërësisht personale dhe ishte e motivuar nga sulmi ndaj mediave kundërshtare.
“Që Edi Rama gënjen, nuk është lajm, por duke qenë se këtu bëhet fjalë për një dëm prej më shumë se 120 milionë euro, fshehja e tij pas sekretit, është qesharake, sepse vendimi është “fshehur” në hapësirën më sekrete të botës, në internet (tregohet në ekran). Pra, aq konfidencial është ky vendim, saqë unë, ju, qytetarët nga shtëpia, me një kompjuter apo me një smartphone, këtu në Shqipëri apo në Dealer-in e kompanive të tyre offshore apo çdo cep të botës mund të aksesojnë dhe të gjejnë këtë dokument “sekret” që kemi përpara nesh.
Tani, kush e dëmton shtetin shqiptar, ne që kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie për një proces të përfunduar që ka prodhuar një dëm ekonomik që do të tejkalojë 120 milionë euro apo ai që e përdori shtetin për një luftë personale që do t’u kushtojë shqiptarëve më shumë se 120 milionë euro?!
Pyetja është retorike. Të dëgjojmë edhe çfarë ka thënë për këtë vendim të arbitrazhit (video ku thotë që nuk do të marrë gjë Becheti) Ndërkohë që e dinte që vendimi është përfundimtar, madje edhe studiot ligjore që janë paguar me shifra të majme për të mbrojtur Shqipërinë, ia kanë thënë, por ai vazhdon të gënjejë edhe sot, duke prodhuar justifikime të sabotueshme edhe nga një dhjetëvjeçar me telefon në dorë”, tha Basha./albeu.com/