“Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian…”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leten.
Këtë lajm e ka dhënë ai vetë me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook ku shkruan se shumë shpejt në rajonin e Ballkanit do të vijnë edhe 651 mijë vaksina anti-covid të Pfizer nga Bashkimi Europian.
Postimi i kryeministrit Rama:
Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian.
Von Der Leyen: Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me kryeministrin Edi Rama, për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë. /albeu.com/