Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një vizitë 1-ditore në Vjenë, në ambientet e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.
Rama shkruan se qëllimi i kësaj vizite është mbështetja e drejtpërdrejtë për Universitetin Bujqësor të Tiranës që të hapë dialogun me rektorin dhe drejtuesit e universitetit austriak, me të cilin synohet lidhja e një partnershipi strategjik.
“Vizioni Shqipëria2030 synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze evropiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama.
Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.