Rama shmang mediat dhe i takon eurodeputetët në hotel, nuk dihet nëse i “shtrëngoi duart” me Belerin

Ditën e sotme, delegacioni i eurodeputetëve të delegacionit të Parlamentit Europian, është takuar edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi është zhvilluar orët e para të mëngjesit, pa praninë e mediave.

Lajmin e konfirmoi njëri prej eurodeputetëve për mediat, gjatë rrugës që anëtarët e delegacionit po përshkruanin në këmbë, nga zyrat e BE-së, drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë takimet me grupet e tjera parlamentare.

Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku po qëndronin, sipas asaj qe konfirmoi eurodeputeti Thomas Waitz.

Të pranishëm në delegacionin me 10 eurodeputetë janë edhe dy shqiptarë, njëri prej tyre Fredi Beleri, që përfaqëson Greqinë.