Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ndodhet në Vlorë. Ai ka shkuar në një fushë futbolli afër bregdetit dhe ka mbledhur vetë mbeturinat.
Në mesazhin e tij Rama tha se vetëm 3 minuta e ndajn ë turpin nga dinjiteti dhe i ka kërkuar Bashkisë ta pastrojë ambientin para se të lindë dielli.
“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet, por edhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë e luajnë këtu të mos i hedhin këtu. Ata që duhet të mirmbajnë duhet të vijnë t’i pastrojnë përpara sesa të lindi dielli dhe njerzit të kalojnë anash dhe të shohin këtë pamje që është një turp.”, tha Rama.
Kujtojmë se muajit e fundit Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli kanë pasur përplasje. E gjitha nisi në mars të 2020 kur Leli refuzoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakur për të kandiduar për deputet.
Edhe në takimet që zhvillon në Vlorës, Rama e ka shmangur takimin me të dhe kohët e fundit është shoqëruar gjatë inspektimeve nga zv/kryetari i bashkisë./albeu.com