Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se mosmarrja pjesë e Shqipërisë në Samitin e Bashkimit Evropian tregon se Ballkani po orientohet drejt projektit serbo-rus, siç e konsideron ai Ballkanin e Hapur. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për tu mbrojtur integrimin euroatlantik të tyre.
Postimi i plotë:
Aleanca pro Putin ne Ballkan reagon! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne kembe per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!/albeu.com