Rama reagon për provokimin e Vuçiç: Hartë leshi, shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kukës nga ku ka reaguar për provokimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndaj Kosovës.

Rama tha se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi”, ndërsa i është drejtuar liderit serb se  shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook.

“Kemi prej disa kohësh që i kemi bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës që jemi të gatshëm të kountibuojmë.

U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një e ardhmja dihet për çfarë është. ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”, tha Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamur serb në të në profilin e tij në Instagram. Kjo solli reagime të shumta. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 12:35