Kryeministri Edi Rama ndërsa ka folur për nismën e re të Kuvendimit Popullor ku tha se do të pyeten qytetarët për shumë çështje të caktuara. Një prej pyetjeve ka të bëjë me dilemën nëse duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, pasi kësaj të fundit Bullgaria nuk i heq veton.
“Anëtarësimi i Shqipërisë sot është i lidhur me një veto të vendosur mbi Maqedoninë nga një shtet i tretë dhe gjithmonë e më shumë ka një debat brenda vendit, i cili nuk mund të jetë jashtë vëmendjes së qeverisë dhe besoj është një burim i rëndësishëm për të vendosur për më tej nga qeveria sepse ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për në BE duhet të ndahet nga Maqedonia, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e tij. Ka të tjerë që mendojnë se ne mund të presim dhe duhet të presim për ruajtjen e këtij kohezioni brenda rajonit dhe në funksion të marrëdhënies shumë të veçantë që kemi me Maqedoninë. Sot kemi përpara një 6 mujor që do të jetë me rëndësi të veçantë, ama ne duam tu drejtojmë shqiptarëve një pyetje; a duhet ne të vendosemi në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të kërkuar hapur ndarjen nga Maqedonia, në rast se edhe 6 mujori i parë i vitit do të rezultojë njëlloj si tani?” tha Rama.