Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmje e sotme letrën e banorëve të Vlorës që në vitin 1930 i kishin dërguar mbretit Ahmet Zogu për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.
Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar dokumentet e vitit 1930 ku një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Zogut ndërtimin e rrugës.
Rama ndër të tjera shkruan se premtimi për rrugën e Lumit të Vlorës është mbajtur vetëm nga qeveria e tij, pavarësisht faktit se më parë e kishin bërë si premtim edhe qeveri të tjera.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama. /albeu.com/