Rama propozoi rezolutën për Asosacionin në Kosovë, Berisha: Është shkruar në Beograd, akt i cili nxit konfliktin

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një konferencë urgjente për mediet ditën e sotme bëri me dije se kishte propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi.

Mirëpo, sipas Berishës ky dokument është shkruar në Serbi dhe më pas është rishkruar në Tiranë.

Në një prononcim për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha tha se ky akt nxit më tej konfliktin në Kosovës dhe nuk sjell qetësim të situatës.

Berisha: Shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të genocidit sserb në Bosnjë dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij të Serbisë së Madhe është factor destabilizimi kryesor në Ballkan dhe në Evropë, Aleksandër vuçiç. Sot Edi Rama në detyrim, doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes e asociacionit të  komunave me shumicë serbe në Ksoovvë. Vetëkuptiohet që teksti është shkrojtur në Beograd dhe pastaj rishkruajtur në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendhsme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën një akt të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, një akt i cili nxit dhe nuk qetëson konflikti, përbën një akt  me të cilin Rama përpiqet të zgjidhë hallin e tij tyë tmerrshëm me McGonigal.

Qeveria e Kosovës ka detyrim të bashkëpunojë me ndërkombëtarët, theksoi Berisha, por realitetet duhet të lexohen ashtu siç janë.

Berisha: Në Kosovë ekziston KFOR-i dhe unë jam plotësisht i mendimit se veprimi në zona të nxehta duhet të koordinohet me trupat e KFOR-it të cilat kanë përgjegjësi para Kosovës, por kanë dhe përgjegjësi për detyrat që i janë ngarkuar. Për sa i përket Asociacionit, e kam mëbështetur dhe do ta mbështes, por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë kompetencave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

/Albeu.com./ 


Shtuar 8.06.2023 12:25