Rama: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot  një konferencë të përbashkët për mediat me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto më Sarajevë.

Rama ndodhet sot në Bosnje Hercegovinë, në kuadër të turit të tij dy ditor në rajon.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se dy vendet po punojnë për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Sa i përket samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama theksoi se 6 vendet e Ballkanit do të kërkojnë që të marrin më shumë mbështetje financiare nga Bashkimi Europian.

Edi Rama: Uroj që ky të jetë një shembull se si vendimet e rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të merren dhe të zbatohen. Dëshirojmë ti focojmë marrëdhëniet me Bosnje Hercegovinën, për të hapur ambasadën e Shqipërisë në Bosnje. Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar. Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë. Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë.

Sot është dita e dytë e turit ballkanik që kryeministri Edi Rama po zhvillon ne pesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas axhendës të publikuar nga vetë kryeministri në Facebook, sot Rama viziton  vende, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe në fund Serbinë.

Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Kujtojmë se dje kryeministri vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe më pas Kosovën, ku nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti. Dy liderët kanë patur përplajse mendimesh në lidhje me menaxhimin e situatës në Kosovë.

Kurti dy ditë më parë tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama.

Ai tha se “për shkak të anulimit të paarsyeshëm të kësaj mbledhjeje po dëmtohen qytetarët e të dyja vendeve duke mos përfituar nga 13 marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruheshin gjatë saj”.

Kryeministri Rama tha dje para nisjes së vizitës në rajon se ka nënshkruar këto marrëveshje dhe i ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës, duke theksuar se me nënshkrimin e Kosovës ato hyjnë menjëherë në fuqi. Ai shfaqi shpresën se kryeministri Kurti pas këtij veprimi do të konfirmojë takimin dypalësh.

Zyra e kryeministrit Kurti njoftoi të enjten mbrëma se marrëveshjet, të cilat mbulojnë siç thuhet bashkëpunimin në siguri, drejtësi, arsim dhe kulturë, janë nënshkruar edhe nga ministrat e qeverisë së Kosovës./albeu.com/

/albeu.com/


Shtuar 7.07.2023 12:25