“Rama po merr 100 milionë euro kredi”, Berisha: Pasi vodhën 200 mln euro me djegësat, duan të kthehen te strategjia e vitit 2013

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediet, ka vijuar denoncimet për inceneratorin e Tiranës.

Berisha e quajti kryeministrin Rama përgjegjësin kryesor të korrupsionit

Ai vijon më tej duke thënë se “Rama dhe Veliaj janë përgjegjësit kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë euro dhe gjurmët e djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë.”

Dhe pasi “janë vjedhur më shumë se 200 milionë euro” me ato që Berisha i quan djegësa, ish-kryeministri deklaron se Rama po merr 100 milionë euro kredi për tu rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.

Berisha: Dua të informoj se pasi kanë vjedhur mbi 200 milionë euro me djegësat, të cilët nuk ekzistojnë, Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.

Kur mediat publikuan këtë lajm, si një gënjeshtar ordiner, Edi Rama e quajti akt i një të marri, publikimin.

Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun që tregojnë se pasi kanë vjedhur 200 milionë me djegësat, detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe Edi Rama e dogjoi në mënyrë antiligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë.

U bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, ligj, moral dhe nuk ndalet para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre.


Shtuar 28.08.2023 12:37