Kryeministri i Vendit, Edi Rama, ka reaguar lidhur me tragjedinë e 11 Shtatorit në SHBA.
Rama u shpreh përmes një postimi në Facebook se 11 Shtatori do të hyjë në histori si një ditë e zezë dhe barbare që goditi qytetërimin tonë.
Sipas tij 11 Shtatori duhet të na rikujtojë se sa të rëndësishme janë vlerat demokratike dhe liria.
Postimi i Ramës:
20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë./albeu.com