Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës, foli dhe në lidhje me shtetasit shqiptarë të cilët ndodhen momentalisht në Ukrainë.
Rama nuk tregoi një shifër të saktë të tyre, por theksoi se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë të gjitha masat e duhura në lidhje me sigurinë e tyre.
Të lidhura
None found
Kryeministri shtoi gjithashtu se në Ukrainë ndodhen disa shtetas shqiptarë, të cilët shërbejnë për një mision të ODHIR dhe do të vijojnë të qëndrojnë aty.
“Kjo është një çështja tashmë e të gjithë botës dhe jo vetëm e Shqipërisë dhe patjetër që në këtë proces ne do të jemi krah për krah me SHBA-të dhe që të jemi realisht vendimmarrja i takon Shteteve të Bashkuara.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Ne kemi disa qytetarë të Shqipërisë të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së dhe do të vijojnë të qëndrojnë në Ukrainë”, tha Rama./albeu.com/
