Rama: Pas të moshuarve, do vaksinohen punonjësit e fasonerive

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar nga afër punonjëset e një fasonerie në qytetin e Shkodrës.

Në fjalën e tij, ndër të tjera është shprehur se pas vaksinimit të moshës mbi 70 vjeç, do të vaksinohen të gjitha vajzat dhe gratë e fasonerive.

“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama.

Shtuar 31.03.2021 02:03