Rama: Pas punonjësve të fasonerisë, do vaksinohet kjo kategori

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Golemi se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerisë, do të vaksinohen ata të hoteleve në mënyrë që të hapet rruga për një sezon turistik të lehtësuar.

“Me vaksinimin masiv ne jemi shumë të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë e do hapim rrugën për një sezon turistik goxha të lehtësuar.

Kemi plan që të mbështesim sapo të kryhet kjo faza e parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm, të bëjmë vaksinimin e punonjëseve dhe punonjësve në fabrikat me material porositësi dhe njëkohësisht zinxhirit të punonjësve të hoteleve sidomos aty ku ka edhe masë njerëzish.

Bledi, ministri po merret se më ka cuar informacion me numrat me fashat për të gjithë operartorët, po bëjmë gati tabelën e numrave dhe sapo të kalojmë këtë fazë të parë besoj nga maji, ne do jemi gati që në qershor kur ju keni dhe fillimin e flukseve kjo gjë të jetë kryer”, tha Rama.


Shtuar 1.04.2021 14:36