“Rama nuk rrëzohet në shtator”, Bujar Nishani i del kundër Bashës

Ditën e sotme, kandidatja për postin e kryetares së PD-së  Edith Harxhi ka takuar nga afër demokratët e Beratit.

Harxhi ishte e shoqëruar edhe nga ish-presidenti Bujar Nishani, i cili nuk nguroi të sulmonte kryetarin në detyrë, Lulzim Bashën.

“Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së. Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër unë do të kërkoj falje të madhe. Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën. Por nëse ju besoni se do të rrëzohet në shtator, unë nuk e besoj, ata që e thonë këtë nuk thonë të vërtetën”-tha Nishani.


Shtuar 3.06.2021 20:10