Zvicra tregon “dhëmbët” para Euro 2020, fitore tenistike ndaj Lichtensteinit (VIDEO)

Zvicra ka shënuar një fitore të thellë në kuadër të një miqësore ndaj Lichtensteinit.

 

Në këtë takim u paraqitën nga fillimi vetëm dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi filluan nga minuta e parë.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol, Gavarnovic shënoi në min 19’.

Në pjesën e dytë, u inkuadrua edhe Xhaka në min 46’ dhe loja e Zvicrës ndryshoi.

Fassnacht shënoi dy herë, min 46’ dhe 70’, ndërsa Frick shënoi një autogol për Lichtensteinin në min 57’.

Gavarnovic shënoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar hetrikun. Ai shënoi në min 75’ dhe 79’.

Goditjen e fundit përfundimtare e dha Fernandes në min 85’.

Rezultati përfundimtar, Zvicra 7-0 Lichtenstein.


Shtuar 3.06.2021 20:00