ZYRTARE/ Lucas Vasquez rinovon kontratën me Real Madridin

Real Madrid ka konfirmuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Lucas Vazquez.

Pavarësisht spekulimeve që spanjolli do largohet në verë, Vazquez ka vendosur të qëndrojë duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Njoftimi i plotë i Realit:

“Real Madrid dhe Lucas Vazquez kanë arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit, që do mbetet në klub për tri edicione, deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në komunikatë.


Shtuar 3.06.2021 20:25