Rama: Nuk ka bir nëne që gjen një qindarkë të tijën në xhepin tim! Pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për pasuri, kam përdorur kurrë për pasuri, punoj për të bërë histori

Kryeministri Edi Rama, mohoi me forcë akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimi” dhe pjesëmarrjen e tij.

Nga Rinasi, Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, shefi i ekzekutivit tha se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar plotësisht konform ligjit.

“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”,- tha Rama.


Shtuar më 27.09.2026 15:08

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom