Kryeministri Edi Rama njoftoi se edhe këtë vit, do të ketë një shpërblim për pensionistët në shumën prej 5 mijë lekësh të reja.
Gjatë një takimi që zhvilloi me gratë dhe vajzat e Kamzës, Rama tha se kjo nuk është një ndihmë shumë e madhe për ta, por i lehtëson diçka në fund të vitit.
Teksa po fliste për buxhetin e vitit 2023, kreu i qeverisë u shpreh se do të jetë dyfishi i atij të vitit 2013.
Rama: Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë. Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirëoheshin. Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër. Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit.