Rama: Një mundësi më shumë, së shpejti Komiteti i Përbashkët me Dhomat e tregtisë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar disa pamje nga takimi me përfaqësues së Amerikës por jo vetëm, nga ku bën me dije se do të krijohet së shpejti Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë.

Sipas Ramës, një gjë e tillë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë.

Ky komitet, forcon lidhjen mes Shqipërisë, SHBA-ve, Italisë, Gjermanisë dhe Austrisë.

Postimi i Ramës

??Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë??????????????


Shtuar 20.05.2021 17:38